Rruga e Dukagjinit, drejt përfundimit loti i parë! Kryebashkiaku i Shkodrës inspekton punimet: Do zbulohet zona po aq të bukur sa Thethi

25 Janar, 19:02| Përditesimi: 25 Janar, 19:18

  • Share

Dukagjin- Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë çdo ditë e më tepër. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet por edhe punonjësit të cilët i vlerësoi për punën

“Kjo është një nga rrugët më të vështira e më të rrezikshme. Nuk është punë kontrate por mision. Ata njerëz punojnë në rrezik jete cdo minutë. U jemi shumë mirënjohës. Rruga e gjitha është nën shkëmbij që duhet të kesh kujdes’ tha Benet Beci, kryetari i bashkisë Shkodër

Kryetari i bashkisë deklaroi se ky investimi do të kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit duke i dhënë një dimension tjetër edhe zhvillimit ekonomik të zonës

“Kjo pjesë e zonës është ende e paekspluar, pas kësaj rruge është mundësia për të zbuluar një zonë po aq të bukur sa Thethi e Boga”

Për inxhinierin i cili po ndjek punimet, ai tregon se është kryer thuajse 90 % e punimeve në segmentet e vështira të lotit të parë të segmentit prej 17 km.

Për banorët e kesaj zone, të cilët jo pak herë kanë ngritur zërin që kjo rrugë të bëhet, nisja e punimeve dhe ecuria e tyre është një rikthim shprese për banorët e kësaj zone.

17 km është loti i parë i kësaj rruge që po ndërtohet me zgjerimin e rrugës. Kjo rrugë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturë  jo vetëm për zonën e Dukagjinit por për të gjithë bashkinë Shkodër.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?