‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa

30 Maj 2023, 16:13| Përditesimi: 30 Maj 2023, 16:55

  • Share

Shumë shpejt do të hapet edhe tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga punimet në tunelin e Murrizit, shpjegon se punimet ecën me ritme më të ngadalta për shkak të gjeologjisë tepër të vështirë. Pavarësisht kësaj, Rama thotë se puna nuk do të ndalet deri në hapjen e plotë të tunelit, i cili do t’i sjellë një zhvillim të madh qarkut të Dibrës.

“Edhe hapja e Tunelit të Murrizit po përfundon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të vihet në vijë përfundimisht. Gjeologjia tejet e vështirë solli vonesa të paparashikuara në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës”, shkruan Rama.

Tuneli i Murrizit ka sjellë ngërçin më të madh gajtë punimeve, ku rrëshqitjet e dherave kanë penguar vijimin e punimeve me ritme të shpejta. Rruga e Arbrit kalon në fshatrat e Tiranës konkretisht në njësinë Administrative të Zall Bastarit (Ferraj, Brar, Shkalla-Tujanit Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz) dhe nëpërmjet Tunelit të Murrizit rruga përshkon territorin e Bashkisë Klos (duke përshkuar fshatrat Drezes, Xibër, Shkallë, Fshati Fshat). Pas daljes nga tuneli i Qafe Buallit rruga kalon në Bashkinë Bulqizë, dhe në afërsi të urës se Çerenecit përshkon ne gjurmën e re, në të djathtë të fshatit Shupenzë e më tej në Gjoricën e poshtme e përfundon në Bllatë të Dibrës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 31/05/2023 08:08

    Miremengjes te gjith Shqiptareve kudo qe ndodhen. Nje fjale e urrte popullore thote qent le te lehin karvani shkone perpara Prandaj edhe ju Zoti Kryeminister lerini qente te lehin dhe shkoni perpara Sepse vetem keshtu behet Skqiperia Edhe kete pergjigjsi nga ju e meriton Populli Shqiptar Perpara

    Përgjigju
  • Rea: 30/05/2023 18:36

    Nje tjeter pune fantastike keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Klea: 30/05/2023 18:35

    Nje tjeter investim shume i mire

    Përgjigju
  • Kevi: 30/05/2023 18:09

    Rruga e arbrit eshte lehtesim i madh per te gjithe qe kalojne ketej

    Përgjigju
  • Olti: 30/05/2023 18:08

    Nje investim fantastik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?