Videos së publikuar sot nga Kryeministri Rama me pamje nga punimet e rrugës së Arbrit për të cilën ai premton se do të përfundojë në verën e vitit 2021, i është përgjigjur me një akuzë ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.
Ai shprehet në rrjetet sociale se Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D.
"Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës.
Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka trefishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë as për Dibrën as për Shqipërinë. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike.
Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve", shkruan Çupi në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Rama publikon pamjet: Rruga e Arbrit do të përfundojë në verën e ardhshme
K.T./ReportTv.al