Rruga e Arbërit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit që rrit në standardet optimale sigurinë rrugore 

3 Maj 2023, 19:20| Përditesimi: 3 Maj 2023, 20:35

  • Share

DIBËR- Në Rrugën e Arbrit, veprën më të madhe infrastrukturore të mezipritur për mbarë shqiptarët, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Kryeministri Rama u mikprit sot nga banorët e zonës në rrugën e re, që tanimë, jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë - Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit ku po ecet përditë ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë zonës.  Rama premton që dhe ky segment do të përfundojë brenda këtij viti.

“S’ka si mikpritja në rrugën e Arbrit. Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe tanimë jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë - Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore. Durim edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone të bekuar”, shkruan Rama.

Rama zhvilloi disa takime në këtë qark, ku u takua dhe me të rinj që votojnë për herë të parë, mjekë e sipërmarrës dhe punëmarrës në sektorin publik me të cilët foli për politikat e ndërmarra për rritjen e pagave.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?