Rruga e Adriatikut në Kurbin e degraduar, e mbushur me mbeturina! Banorët: Ndihemi të harruar nga shteti

1 Prill 2023, 16:23| Përditesimi: 1 Prill 2023, 16:32

  • Share

Tejet e amortizuar, me gropa dhe e mbytur në të dyja anët mbeturinat. Me një gjatësi 7 km, kjo është situata në aksin rrugor që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostradën Milot-Thumanë.

Degradimi dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë në këtë segment rrugor është kthyer prej vitesh në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.  

 ‘Plehna sa të duash, gropa sa të duash ma skandal s’ka kudn  mo. Taksat i paguajmë, rrugë s’ka. E shtruan pak vetëm për arsye të fushatës, vetëm 200 metër po përse nuk e çuan deri në fund ato, po e lenë gropa-gropa vendin’- u shpreh një banor.

‘Shumë shqetësuese është me thënë të drejtën, papastërtinë ka. Kalamajt kanë probleme për shkak të mbeturinave, ernat e plehrave. Familjarët janë të pandërgjegjshëm dikush i hedh në kosh, dikush nuk i hedh. Në temperatura të larta edhe shtëpiat janë shumë afër këtu.’- tha një banor.

Ata akuzojnë pushtetin vendor dhe qendror për mungese vëmendje ndaj kësaj zone.

 ‘Gjendja e rrugës është shumë e keqe. S’ka asnjë pastrim dhe s’ka as energji elektrike. Fshat i harruar. Gjendja këtu, nuk ve dorë shteti. Votën kujt t’ia japim? Votën ja kemi dhënë njëherë njërit, njëherë tjetrit. Këtu nuk ka shtet.’- tha një banor.

Segmenti rrugor prej 7 km i rrugës së Adriatikut është rehabilituar në vitin 2011, por cilësia e dobët e punimeve bëri që të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke  penalizuar bujqësinë dhe turizmin në këtë zonë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?