Sport

Rruga drejt Katar 2022, Italia rikthehet te fitorja, Spanja e fortë për Kosovën! Belgjika 'prenoton' botërorin

9 Shtator 2021, 09:46| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 10:10

  • Share

Pas dy barazimeve radhazi ndaj Bullgarisë e Zvicrës, Italia rikthehet tek fitorja dhe konsolidon vendin e parë në grupin C kualifikues të Botërorit 2022. Në Reggio Emilia për skuadrën e Roberto Mancinit gjithçka ishte e thjeshtë duke mundur me goleadë 5-0 Lituaninë. Të kaltrit u udhëhoqën nga talentet e reja ku Moise Kean realizoi dy gola në minutat 11-të e 29-të ndërsa Raspadori provokoi një autogol dhe shënoi edhe vet në minutën e 24-të. Llogaritë i mbylli Di Lorenzo në pjesën e dytë. Kampionët e Europës e kryesojnë grupin C me 14 pikë ndërsa Zvicra barazoi mbrëmë pa gola me Irlandën e Veriut dhe mban vendin e dytë me 8 pikë.

Spanja e mundi 2-0 Kosovën në Prishtinë dhe “sheh” kualifikimin në Botëror. Furitë e kuqe shënuan nga një gol për çdo pjesë me Fornals dhe Torres. Spanja e kryeson grupin B me 13 pikë dhe Suedia u mund nga Greqia por mban vendin e dytë.

Gjermania po ashtu prenoton biletën për në Kupën e Botës. Pancerat arritën fitoren e tretë radhazi duke mposhtur 4-0 Islandën në transfertë. Gjermanët kryesojnë grupin J me 15 pikë 4 më shumë se vendi i dytë. Mbrëmë rrjetën e tundën Gnabry, Rudiger, Sane dhe Verner.

Belgjika është thuajse në Botëror. “Djajtë e kuq” fituan edhe ndaj Bjellorusisë në transfertë 1-0 me golin e Dennis Praet. Belgjika kryeson grupin E me 16 pikë ndërsa Çekia e vendit të dytë ka vetëm 7 pikë./ Përgatiti Andi Kapxhiu 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?