Rrugët, ja segmentet parësore ku
do të punohet 12 muajt e ardhshëm

5 Nëntor 2014, 08:12| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Gjatë vitit 2015 synohet ulja ndjeshëm e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimi i disa akseve kryesore. Kështu, prioritet është shpallur përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare, menaxhimi e mirëmbajtje e pajisjeve dhe operimit të tunelit të Thirrës dhe të Krrabës.

Ndërkohë, parashikohet shtrirja më tej e procesit të dhënies me koncesion të mirëmbajtjes rrugore.

Pritet që të fillojë dhënia me koncesion në autostradën Milot – Rrëshen - Morinë, turistike të vendit apo ndërtimi i rrugëve që lidhen me zonat kufitare.

Me financime të huaja parashikohet të realizohen By Pass-i Fier 22 km dhe By Pass-i Vlorë 29 km (financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE); përfundimi i rrugës Fier (Levan) - Tepelenë 70 km (BEI & BERZH) dhe ndertimi i By Pass-it Shkozet (F.Kuvajtian & F.Saudit) dhe i Nyjes se Vores (F. Kuvajtian), njëkohësisht me rrugët Qukës-Qafë Plloçë, By Pass-et Rrogozhinë, Tepelenë, etj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?