Rrufeja godet 3000 dengje bari në Fier, blegtori: Duam ndihmë se nuk kemi me çfarë të ushqejmë lopët (VIDEO)

17 Shtator 2022, 18:37| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 18:45

  • Share

Në fshatin Kallm të Fierit, shkarkesat atmosferike kanë goditur kavaleta me dengje bari për blegtorinë.

Blegtori Agim Dogani në një intervistë për Report Tv tregon se si janë përfshire nga flaket mbi 3000 dengje bari për ushqim për blegtorinë.

“Ne kishim barin këtu se s’kemi vend ku ta mbajmë. Kishim gjithsej 3000 dengje bar. Rrufeja qe e fuqishme. Nuk bënte dot gjë zjarrfikësja. Ne nuk kemi çfarë t’i hedhim bagëtisë po kemi bagëti plot, lopë. Me ato ushqehemi. Na erdhi kryeplaku do shkoni këtu do shkoni atje. Por lopët duan të hanë sot”, tha Agim Dogani.

Ka qenë një rrufe ajo që ka goditur kavaletën, e cila është përfshire nga flakët menjëherë. Është njoftuar zjarrfikësja, por dengjet e barit janë djegur plotësisht.

“Duam të na ndihmojnë pasi nuk kemi me çfarë ti ushqejmë lopët”, tha Agimi se bashku me vëllanë e tij.

 

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shteti: 17/09/2022 18:50

    Paguani siguracion dhe mos u hapni bythesh kot te kerkoni cdo here ndihme nga shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?