Deputeti Erion Braçe në Divjakë

Rrugë të amortizuara në Divjakë dhe mungesë sinjalistikash, Braçe kritika firmës së mirëmbajtjes: Harrojeni fitimin

16 Shkurt, 20:09| Përditesimi: 17 Shkurt, 00:10

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë një inspektimi të bërë në disa prej rrugëve të Fierit dhe Divjakës ka kritikuar firmën mirëmbajtëse për një sërë problemesh duke nisur që nga mungesa e barrierave horizontale tek gjendja tejet e amortizuar në disa akse rrugore.

Siç shihet edhe në postimet e bëra në rrjetin e tij social 'Instagram;, Braçe gjatë një ndalimi në segmentet rrugore të Mertishit, Gradishtës dhe Gungasit në Divjakë i bën thirrje firmës së mirëmbajtjes së rrugës që të investojë për rikonstruksionin e pjesëve të dëmtuara.

“Pushimi i shoferit, Divjakë, mirë këtu mbrapa meje, po këtu para? Shihni shembjen këtu! Ej shikoni, nëse mendoni se jeni të zgjuar dhe ne jemi budallenj, e keni shumë gabim, e mendoni shumë mbrapsht. Nëse ju të zgjuarit mendoni se në 625 milionë lekë kontratë mirëmbajtje, ju do fitoni 300-400 milionë lekë dhe ne do rrimë këtu në këtë gjendje që shembet ditë për ditë pa ndërhyrë ju, e keni shumë gabim. Harrojini 300-400 milionë lekët fitim”- u shpreh Braçe.

Braçe theksoi edhe domosdoshmërinë e pajisjes me sinjalistika dhe barriera horizontale të rrugës Fier-Shegan, konkretisht në vendin që e quan si ‘kthesa e tmerrshme e Zhymit’.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Bravçe: 17/02/2024 09:07

    Ata e kanë bërë fitimin kur u bë kjo rrugë pa cilësi. Tani fitimin e gjoja mirëmbajtjes e shikojnë tek shkatërrimi i rrugës, që të ribëhet përsëri pas disa vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?