Ish-partnerja e balerinit, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu

Rrjeti krahason Elhaidën me Beatrix, shikoni komentin që ish e fejuara e balerinit i ka lënë këngëtares 9 javë më parë

27 Dhjetor 2022, 12:57| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 13:37

  • Share

Gjatë spektaklit në DWTS Elhaida Dani dhe Lediani konfirmuan romancën e tyre të re. Çifti nuk i kurseu puthjet në publik dhe kërcyen në mënyrën më pasionante të mundshme, kësaj here si dy të dashuruar që mund ta shprehin lirisht se duhen.

Menjëherë pas postimit të videos së tyre në llogarinë zyrtare të Dancing with the Stars, njerëzit thuajse “kryqëzuan çiftin”, duke i cilësuar si tradhëtar siç edhe lexohet në komente.

Ndërkohë 9 javë më parë, kur edhe nisi spektakli, ajo ka lënë një koment në Instagramin e Elhaidës, në një postim të saj me Ledianin ku shkruan: “Artista” duke i duartrokitur.

Menjëherë, ndjekësit e kanë krahasuar Elhaidën me Beatrix duke pretenduar se këngëtarja hyri mes çiftit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • volta: 07/01/2023 21:02

    o sa e bukur qenka kjo e para o ledjan .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?