Foto ilustruese

Rrjedhje gazi, ndërpritet mësimi në Mamurras të Kurbinit

7 Dhjetor 2023, 14:03| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 14:05

  • Share

Një aromë e rëndë është ndjerë në fshatrat Mamurras dhe Fushë Mamurras te Kurbinit mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.

Sipas një njoftimi nga Bashkia e Kurbinit, ndotja e ajrit vinte nga një pikë gazi në Thumanë të Krujës dhe u identifikua burimi i ndotjes.

“Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë. Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me të tjerë, ishim vete në vendngjarje dhe u identifikua burimi i ndotjes. Megjithatë, strukturat e MC të bashkisë Kurbin janë në gadishmëri në varësi te situatës”, thuhet ne njoftim

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?