Rrjedhja e gazit në Indi vret 11 persona

Rrjedhja e mistershme e gazit në Indi vret 11 persona

30 Prill 2023, 16:50| Përditesimi: 30 Prill 2023, 16:52

  • Share

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një rrjedhje gazi në veri të Indisë, ndërsa mes tyre janë gra dhe fëmijë. Në qytetin port të Ludhiana në shtetin Punjab disa persona të tjerë u gjetën pa ndjenja në shtëpitë e tyre. Zona u mbyll dhe banorët u evakuuan pas shumë vështirësive të raportuara në frymëmarrje. Katër janë duke u trajtuar në spital.

Burimi i rrjedhjes nuk është i qartë deri më tani, ndërsa një zyrtar u shpreh se gazi mund të jetë përhapur nga pusetat.

Agjencia e lajmeve PTI citon Zëvendës Komisionerin Ludhiana, Surabhi Malik, të ketë thënë: “Ne do të mbledhim mostra nga pusetat. Ka shumë të ngjarë që ndonjë kimikat të ketë reaguar me metanin në puseta.”

Rajinder Pal Kaur Chhina, një ligjvënës vendas, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti kishte ndodhur pranë një dyqani qumështi. “Njerëzit që vinin për të blerë qumësht në mëngjes, ranë jashtë pa ndjenja”, tha ajo.

Një ekip nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive është dërguar në vendngjarje, në zonën Giaspura të Ludhiana, ku aty pranë ka fabrika.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?