Karburanti në Shkozë

Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit dhe dy punonjësit! Shoferi i autocisternës çau tubin teksa parkonte

1 Tetor 2023, 11:01| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 19:05

  • Share

Administratori i karburantit në Shkozë, Artan Çaçi, menaxheri Xhodian Rada dhe punonjësi drejtues i autoçisternës, Mynyr Halili, u arrestuan nga policia pasi ky i fundit duke parkuar, dëmtoi një tub dhe si pasojë shkaktoi rrjedhjen e gazit të shtunën që mund të ishte kthyer në tragjedi në rrugën “Sadik Petrela”.

Arrestimi i tyre u bë pasi administratori Çaçi ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë dhe ishte i palicensuar për tregtim të hidrokarbureve.

Me qëllim shmangien e pasojave, policia evakuoi të shtunën banorët dhe për çështje sigurie u bllokua përkohësisht rruga e urës së Shkozës, deri në qetësim të situatës dhe kalimit të rrezikut.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?