Rritje pagash?Tabaku:Tre faktet
që nxjerrin zbuluar qeverinë

13 Nëntor 2017, 11:07| Përditesimi:

  • Share
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka sulmuar qeverinë, teksa shkruan në ‘Facebook’ se nuk ka asnjë rritje pagash, pensionesh dhe ndihme ekonomike. Tabaku deklaron se gjithçka është propagandë e qeverisë, pasi sipas saj, mes propagandës dhe faktit është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

Deputetja rendit tre fakte, që sipas saj, rrëzojnë qeverinë në lidhje me deklaratat për rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike.

"Nuk ka asnje RRITJE pagash, pensionesh e ndihme ekonomike! Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.

2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.

3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!", shkruan Tabaku.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?