Rritja rekord e infeksioneve, PD: Qeveria dështoi, duhet strategji reale, t'u japë maska të gjithë qytetarëve

10 Qershor 2020, 14:02| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 14:03

  • Share

TIRANE-E ndërsa pak javë më parë PD-ja kërkonte lirimin e masave, tashmë ish-deputeti demokrat Tritan Shehu akuzon qeverinë për dështim të plotë menaxhimit të situatës së COVID-it, që solli rritje të numrit të rasteve në shifra rekord. Ai thotë se duhet një strategji reale për situatën, ndërsa i kërkon qeverisë që japë maska kirurgjikale për të gjithë qytetarët.

"Covid 19, Kjo Qeveri qe na renditi ne fund te Botes, reagon me cinizem e arrogance perballe:

—deshtimit te plote te saj edhe ne baze te shifrave te te infektuarve, me te larta se kurre.

—numerit te vogel te testimeve, qe per cudi edhe rezultatet i komunikohen te testuarve vetem nepermjet telefonit!!!t

—mungeses se nje strategjie e kriteresh testimesh (asnje fjale edhe per karakteristikat e kiteve imunologjike ne perdorim, licencimit ne origjine te tyre), qe ka prodhuar ate kurbe...!!

—mos aktivizimit te mjekut te familjes e gjendjes se pa pranueshme te strukturave spitalore, duke tentuar te fshihet mbas:

a) akuzave cinike ndaj personelit per gjoja mos respektim te rregullave prej tij, kur ne fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bere viktime e gjendjes se pergjitheshme.

b) hedhjes me cinizem te pergjegjesise tek qytetaret kur keta as me maska nuk jane pajisur, a me keq kane pesuar nje krim kunder “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit.

c) deklaratave absurde si ajo e perseritjes se infektimit tek nje i sheruar.

d) “inagurimit” te strukturave fantazem me emertime absurde si ai “spital-karantine”, gje qe nuk egziston as si koncept,etj.

Ne keto kushte duhet ndertuar nga themeli nje strategji reale e bazuar edhe ne konkluzionet e fundit shkencore si ai qe asimptomatiket jane nje burim shume i vogel perhapje, te imunizimit 100%, tek teknikat e reja te testimeve, etj qe te synoje ne:

1- Liberalizim te te dy llojeve te testimeve te tilla ne te gjithe vendin per qytetaret qe desherojne.

2- Testim publik virusal e imunologjik per cdo qytetar me temperature mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.

3- Sigurim i masave mbrojtese per te gjithe personelin shendetesor.

4- Sigurim i maskave kirurgjikale per qytetaret.

5- Permiresim i strukturave te terapise intensive e spitaleve ne qender e periferi.

Por fatkeqesisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet per te realizuar ate qe duhet" thotë Tritan Shehu.

Komento

Komente

  • spitali: 10/06/2020 16:50

    Eja deri tek une, ne spital, te te heq PRESHIN nga ....goja!!!!

    Përgjigju
  • Mjeku qe hoqi dore tju sherbeje Popullit..: 10/06/2020 14:39

    Studio per Mjekesi ,TI sherbeje Popullit .por ne pamundesi ,e Pa se me e lehte eshte te vjedhesh Popullin se sa TI sherbeshe ..Turp qe ste marin zvare aty Qytetare qe jetojne afer teje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?