Ekonomi

Rritja ekonomike me 17.9%, PD: Nuk është reale, shqiptarët janë sot më të varfër

30 Shtator 2021, 19:07| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 19:09

  • Share

"Jo reale" e ka konsideruar PD rritjen ekonomike që u raportua në një konferencë për shtyp nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja, Delinda Ibrahimaj. Me një postim në Facebook, sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu thotë se realiteti është shumë më larg të vërtetës, teksa shton se sot shqiptarët janë më të varfër. Sipas Agalliut papunësia po vret familjet shqiptare.

"Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!! Lajm bombastik për realitetin shqiptar. Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare.Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë. Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj. Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propagandë", shkruan ai.

 


Lajmi kryesor:

Rimëkëmbja ekonomike/ Qeveria: Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë, tregues i trendit të shërimit


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?