Rritja e të infektuarve me COVID në ShBA, Fauci: Duhet të vendosim maskat e detyrueshme dhe distancim social në ambientet e jashtme

12 Nëntor 2020, 20:59| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 21:16

  • Share

Eksperti i sëmundjeve infektive në ShBA, Anthony Fauci ka deklaruar gjatë ditës së sotme se duhen dyfishuar masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Duke parë trendin rritës të të infektuarve në ShBA, Fauci tha sot në një deklaratë se duhet vendosur rregulli për maskat e detyrueshme si dhe distancimi social në ambientet e hapura.

"Duhet që të dyfishojmë masat e marra për të parandaluar koronavirusit. Janë shumë të rëndësishme që të vendosen rregulla mbi mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe distancimin social si brenda ashtu dhe në ambientet e jashtme" - tha Fauci.

Gjatë kësaj jave, ShBA është përballur me një rritje të shifrave të koronavirusit ku janë shënuar mbi 100 mijë raste.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?