Foto ilustruese

Rritja e të infektuarve, Austria i kthehet sërish izolimit

15 Nëntor 2020, 10:46| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 10:50

  • Share

Austria do të kalojë sërish në një izolim total për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kancelari Sebastian Kurz deklaroi ditën e djeshme se masat e reja shtrënguese do të hyjnë në fuqi të martën (17 nëntor).

Bizneset jo esenciale do të mbyllen ndërsa do të ndalohet qarkullimi përgjatë gjithë ditës. Aktualisht ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 deri në orën 06:00 me orën lokale.

Do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve për arsye specifike si pazaret e përditshme, ushtrime fizike apo dhe për punë. Kurz tha se kushdo që ka mundësi për të punuar nga shtëpia duhet ta vendosë si praktikë.

Izolimi do të zgjasë për të paktën 3 javë, deri më 6 dhjetor. Rastet e reja të përditshme shënuan një rekord prej 9,586 të infektuarish të premten, 9 herë më e lartë se në kulmin e valës së parë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?