Foto ilustruese

Rritja e rasteve me COVID-19/Greqia i mbyll kufijtë Serbisë deri më 15 korrik

5 Korrik 2020, 20:13| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 20:16

  • Share

Greqia njoftoi sot se do të mbyllë zyrtarisht kufijtë për të gjithë shtetasit e Serbisë deri më 15 korrik për shkak të rritjes së numrit të kontaminimeve me COVID-19 në këtë vend.

Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd për shkak të rritjes më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus që prej muajit prill. “Greqia e mori këtë vendim pasi analizoi të dhënat epidemiologjike”, theksoi zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni.

Greqia, që ka regjistruar më pak se 200 të vdekur nga COVID-19, ndërmori një fushatë për të stimuluar turizmin, që përbën një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas mbërritjes së tyre, udhëtarët merrnin një barkod pas plotësimit të një pyetësori që u kërkonte veçanërisht vendin e tyre të origjinës dhe vendet që kishin vizituar dy javët e fundit. Rreth 6 000 teste janë kryer çdo ditë tek udhëtarët që kanë hyrë në vend.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?