Rritja e rasteve me COVID-19, PD: Mungojnë tamponët, ministria të marrë masa

5 Korrik 2020, 11:56| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 17:09

  • Share

Një apel për rritje të kujdesit në një kohë kur vijojmë të përballemi me numër të lartë të të infektuarve, vjen edhe nga Partia Demokratike, por kjo e fundit nuk kursen as akuzat ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nëpërmjet ish deputetit Bardh Spahia, selia blu ngre shqetësimin e mungesës së tamponëve në spitale. Sipas Spahisë, në spitalin e Shkodrës nuk janë kryer testimet edhe pse pacientët kanë shfaqur shenja të qarta klinike.

“Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.” shkruan Spahia në rrjetet sociale.

Ish deputeti i Partisë Demokratike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë edhe të shtojë përpjekjet për këputjen e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore.

Komento

Komente

  • tani: 05/07/2020 13:09

    Lidheni ket njeri.Ky eshte gomar e budalla klasik, nder me te medhejt qe ka ka Shkodra e qe e kan perfaqesu Shkodren ne 100vjet parlamentarizem.Kontrollojeni mire at njeri,ai nuk flet por PLLET.Si eshte e mundur qe nje budalla si ky ka qene e pretendon te zgjidhet si perfaqesues i Shkodres ne parlament.Parlamenti duhet te jete apo te perbahet nga parlamentar te ditur,intelektual e me integritet personal e jo idiot,budallej apo gomer.Zot shpetoje Shqiperin nga ky hajvan me shoke shume

    Përgjigju
    • Cubi: 05/07/2020 17:28

      Mire e ke or ti shoq, ma mire keta qe jane ne pushtet qe e perfaqesojne shkodren si Harusha e malleve, tung

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?