Rritja e rasteve me COVID-19/ Meta takim me Manastirliun: Jetike rritja e transparencës dhe bashkëpunimit mes autoriteteve

7 Korrik 2020, 14:43| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 15:24

  • Share

Rritja e rasteve me covid-19 në vendin tonë ka bërë që presidenti Meta të thërrasë në takim ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për t'u njohur me vijimin e masave të marra për të parandaluar pandeminë. Gjatë takimit Meta theksoi rëndësinë e mbrojtjes së personelit mjekësor, rritja e buxhetit për sektorin shëndetësor dhe  forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

Meta  apeloi për ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit të ri turistik.

Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirës dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.

Nga ana e saj ministrja Manastirliu e informoi Presidentin Meta se në zbatim të strategjisë së hartuar dhe propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, - tha Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 07/07/2020 17:23

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?