Rritja e rasteve me COVID, PD: Dështim i qeverisë në marrjen e masave, nuk po ndihmon bizneset

26 Maj 2020, 13:39| Përditesimi: 26 Maj 2020, 13:42

  • Share

Për Partinë Demokratike rritja e rasteve me koronavirus tregon dështimin e qeverisë në marrjen e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Në një reagim, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se shumica e të prekurve të raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë janë të rinj që punojnë në call center, që sipas PD është vatër e rrezikshme njësoj si fasonët.

"25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit", shkruan Bardh Spahia.

Sipas Partisë Demokratike, punëtorët e këtyre dy industrive nuk u ndihmuan nga qeveria.

"Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari. Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me çmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19", tha Spahia.

Komento

Komente

  • I Ziu Bardh: 26/05/2020 14:52

    Une , Zefi, Juli dhe gjithe palacot , jemi me Ty o Kryepalaco :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?