Korsia e re e biçikletave

Rritja e përdoruesve të biçikletave, Bashkia e Tiranës shton koristë e biçikletave në Bulevard

2 Shtator 2022, 11:11| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 11:19

  • Share

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka tashmë edhe një korsi biçikletash të re. Rritja e përdoruesve të biçikletave në kryeqytet, veçanërisht në orët e mëngjes dhe të drekës që përkojnë me oraret e shkuarjes dhe të kthimit nga punë, shtroi nevojën për zgjerim të korsive të biçikletave pasi rrjeti ekzistues nuk po e përballonte më fluksin.

Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur zgjerimin e korsive të biçikletave në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke lehtësuar qarkullimin e dy rrotakëve dhe për vitet në vijim.

Ndërkaq, nisur dhe nga trendi i qytetarëve të Tiranës për të përdorur gjithnjë e më shumë biçikletat si mjet lëvizës brenda qytetit, Bashkia ka punuar dhe me vendosjen e stacioneve të parkimit të tyre . Gjithashtu, gjatë verës është punuar dhe për rritjen e elementëve të sigurisë duke vendosur barriera që e ndajnë atë nga korsitë e makinave.

 

MIRËMËNGJESI për gjithë çiklistët e Tir????nës!

Korsia e biçikletave te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, super komode! ????????????????#GreenCity pic.twitter.com/NUk969ewZ4

— Erion Veliaj #EYC2022 ???????????????? (@erionveliaj) September 2, 2022

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?