Universiteti 'Fan Noli'

Pedagogët e Korçës të ndarë për protestë! Disa konfirmojnë pjesëmarrjen, të tjerët 'frikësohen' nga shkurtimet e personelit

3 Tetor 2022, 15:28| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 15:48

  • Share

1664804284_fannoli.JPG

Pas thirrjes së sindikatës së pedagogëve për protestë mbi pagat e personelit akademik, kjo situatë është pritur e ndarë në universitetin Fan Noli në Korçë.

Burime brenda këtij universiteti na bëjnë të ditur që ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje pedagogësh disa orëshe në të cilën është diskutuar dhe pjesëmarrja ose jo në protestën që do të zhvillohet në Tiranë. Ata janë shprehur të ndarë për pjesëmarrjen.

Përfaqësues të sindikatës në qytetin e Korçës kanë konfirmuar mbështetjen për vendimin mbi pjesëmarrjen në protestë. Ndërsa pjesa tjetër janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në të për shkak se dhe numri i studentëve në auditore është shumë i ulët dhe nuk është momenti që të kërkohet rritje page, pasi në atë situatë mund të ketë shkurtime të personelit.

Pedagogët e Universitetin ‘Fan Noli’ më herët kanë deklaruar kërkesat për rritje page, ndërsa sot ata shprehen të ndarë pasi janë të kushtëzuar nga numri i ulët i studentëve për të kërkuar më pas të drejtat e tyre.


Lajmi kryesor:

Pedagogët, protestë në të gjithë vendin më 5 tetor! Sindikata: Mos bëni presione e intimidime! Politika larg


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?