Rritja e pagave për deputetët/ Ambasadori gjerman: Duhet të trajtohen në mënyrë dinjitoze, me rëndësi niveli i rrogave

25 Maj 2023, 11:07| Përditesimi: 25 Maj 2023, 11:08

  • Share

TIRANË-  Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf ka komentuar vendimin për rritjen e pagave të deputetëve që ka sjellë një reagim të madh publik.

Sipas kreydiplomatit, deputetet e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, ai theksoi se e rëndësishme është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.

Drafti që rrit edhe pagat e ministrave nga 174 mijë lekë në 318 mijë lekë të reja pritet të shqyrtohet për miratim të enjten në seancën plenare të Kuvendit.

Braçe komentoi edhe zgjedhjet e 14 majit, ku PS mori fitoren në 53 nga 61 bashki duke u konfirmuar si forcë qeverisëse në pushtetin vendor dhe tha se synimi i socialistëve duhet të jetë produktiviteti që ndikon edhe në mirëqenien e njerëzve.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • S'ka problem: 25/05/2023 22:17

    Zot. ambasador ne kete bote vijme te gjith njesoj pavarsisht shteti ngjyra dhe pasuria rruges dalin shtete si gjermania qe e ka bere corap boten me dy luftra dhe me miljona viktima dhe sot qe mund te gezojme per administraten ton te vuajtur deputetet ton te rrenuar ti i drejtohesh popullit kujdes ,?

    Përgjigju
  • Europe, Europe, Europe…: 25/05/2023 11:39

    Ne cdo vend te botes, kur rriten pagat e deputeteve, rritja hyn ne fuqi ne legjislaturen tjeter se ndryshe i bie t’ia caktosh rrogen vetes. Edhe s’ka kurre rritje me dyfishime po vetem ne hap me inflacionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?