Rritja e pagave, flasin mjekët specializantë: Kemi dyfishim të pagave, rritje që na motivon

24 Maj 2023, 11:24| Përditesimi: 24 Maj 2023, 11:28

  • Share

TIRANË- Rritja historike e pagave është ndjerë edhe tek specializantët e Mjekësisë të cilët aktualisht paguhen sa 80% e pagës së mjekut specialist.

Mjekët e rinj janë shprehur entuziastë për rritjen e fundit të pagave, teksa kanë nënvizuar se ndjehen të motivuar për të punuar në vendin tonë.

"E kam nisur specializimin në vitin 2020 me një paga sa gjysma e asaj page që mora këtë muaj, ndihem shumë e vlerësuar dhe e motivuar",- tha Dr. Enida Avdolli, specializante për  obstetri- gjinekoligji pranë Maternitetit "Koço Gliozheni".

"E mora pagën e rritur këtë muaj dhe ky është një gëzim i madh për mua dhe familjen time",- tha Lorena Hysi, specializante pranë Maternitetit "Koço Gliozheni".

"Rritja e rrogës na motivon shumë për të arritur objektiva të reja, falenderojmë qeverinë dhe Ministrinë që kjo gjë ndodhi më në fund",- dr. Jon Cani, Specializant pranë Maternitetit " Mbretëresha Geraldinë".

"Paga e re që sapo morëm është vlerësimi më i madh që na është bërë në këto 3 vite",- tha Ersila Dedja, specializante pranë Maternitetit "Mbretëresha Geraldine".

"Jam shumë e kënaqur me rritjen e pagave që na është bërë",- Dr. Ermioni Eirini Prifti, specializante pranë Spitalit Pediatrik në QSUT.

Mjekët specializantë në kontratë të mbuluar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale aktualisht paguhen 1000 Euro në muaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?