Rritja e numrit të të infektuarve, qytetarët shkelin masat anti-COVID në urbanë

13 Shkurt 2021, 19:56| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 20:03

  • Share

Pa maska pavarësisht se janë ngjitur me njëri tjetrin, kjo është pamja e përditshme në urbanët e Tiranës.

“Ndonëse jemi në një situatë ku përgjegjësia personale është primare, ne sërish përballemi me persona të papërgjegjshëm, kryesisht në transportin publik. Në redaksinë e Report Tv, kanë mbërritur këto pamje”

Përpos personave të cilët nuk mbajnë maska në urban, shihet qartë që fatorino pi duhan brenda në transportin publik.

Nisur nga situata e rënduar e infektimeve me COVID, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në linjat urbane dhe interurbane ku  në 12 ditë të shkurtit ka regjistruar rreth 8018 masa administrative për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 1152 raste të reja me COVID si dhe 12 viktima në 24 orët e fundit. Situata është rënduar dhe në spitale ku aktualisht ndodhen të shtruar 512 qytetarë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jetnor: 13/02/2021 22:07

    Urbanet jan burim i infektimit me Corona dhe kryesisht faji eshte i qytetareve apo shpellareve por dhe kompanite kane fajin e tyre sepse autobuzet nuk zbatojne oraret gje qe ben te kete shum njerez ne autobus.

    Përgjigju
    • Mili: 14/02/2021 09:03

      O Jetnor, nuk ka shtet. Shpellarët kanë emigruar edhe në Evropë ku respektojnë me rigorozitet rregullat. Sepse në Evropë ka shtet që i detyron ti respektojnë. Shteti na mungon, o Jetnor

  • tirona: 13/02/2021 20:21

    Rreziku me i madh i korones eshte urbani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?