Foto ilustruese

Rritja e numrit të rasteve me variantin më të transmetueshëm të COVID, OBSH rekomandon mbajtjen e maskave në aeroporte

10 Janar 2023, 21:14| Përditesimi: 10 Janar 2023, 21:18

  • Share

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë rekomanduar se shtetet duhet të konsiderojnë vendimin që pasagjerët të mbajnë maska në fluturimet me distanca të gjata, duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të nënvariantit më të fundit Omicron të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Ata kanë bërë me dije se në Evropë, nënvarianti XBB.1.5 u zbulua në numër të vogël i cili po vjen gjithmonë e më shumë në rritje, shkruan Reuters.

“Pasagjerët duhet të këshillohen të mbajnë maska në mjedise me rrezik të lartë si fluturimet me distanca të gjata”, tha oficerja e lartë e urgjencës e OBSH-së për Evropën, Catherine Smallwood, duke shtuar: se ky duhet të jetë një rekomandim i lëshuar për pasagjerët që vijnë çdo shtet ku ka pasur shtim të rasteve të COVID. 

XBB.1.5 - nënvarianti më i transmetueshëm i Omicron i zbuluar deri më tani - përbënte 27.6% të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në 7 janar.  Ishte e paqartë nëse XBB.1.5 do të shkaktonte valën e vet të infeksioneve globale. Ekspertët thonë se vaksinat aktuale vazhdojnë të mbrojnë kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.

"Vendet duhet të shikojnë bazën e provave për testimin para nisjes në udhëtim dhe masat e udhëtimit duhet të zbatohen në një mënyrë jodiskriminuese," tha Smallwood.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?