Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kosova & Rajoni

Rritja e infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ministri i shëndetësisë qytetarëve: Vaksinohuni

13 Shtator 2021, 12:38| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 12:43

  • Share

KOSOVË- Në një kohë kur Kosova po përballet me rritjen e infektimeve dhe viktimat nga COVID-19, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë thirrje për vaksinim, duke e konsideruar të vetmen rrugë për të frenuar përhapjen e virusit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të të Spitalit të Fëmijëve, që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vitia vuri theksin sidomos tek vaksinimi i grave shtazëna.

“U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejme të tij”, tha Vitia.

Për shkak të rritjes së infektimeve në Kosovë është marrë edhe vendimi për shtyrjen e hapjes së shkollave. Mësimi ishte planifikuar të fillonte ditën e sotme më 13 shtator, por u shty në datën 26 shtator. Ndërsa qytetarët që futen në kufi duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit, test negativ PCR të 72 orëve të fundit, testi antigen të 48 orëve të fundit ose testi i antitrupave, jo më i vjetër se 30 ditët e fundit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?