Kronikë

Vala “Delta”/ 379 infektime të reja, Alimehmeti: Jo shqetësuese, s'kemi raste rënda! Incidenca në vendin tonë, më të ulët se në vendet e BE

13 Gusht 2021, 19:01| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 23:03

  • Share

379 qytetar kanë rezultuar pozitiv me COVID ditën e sotme, duke rritur ndjeshëm shifrat krahasuar me ditët më parë sa i përket qytetarëve të infektuar me virusin Sars-COV2. Mjeku infeksionit Ilir Alimehmeti tha në një intervistë për Report Tv se shumica dërrmuese e të gjitha rasteve të reja janë me variantin e ri të COVID, Delta. Mjeku tha se incidenca e infektimeve në vendin tonë është më e ulët se në vendet e Europës.

‘Rritja është e ndjeshme, është për shkak të variantit Delta, shumica dërrmuese e tyre janë varianti Delta. Ishte e pritshme kjo rritje dhe ky variant po bën ecurinë e vet dhe në Shqipëri. Incidenca në vendin tonë është me e ulët se në Evropë, kemi 74 raste për 100 mijë banorë, ndërkohë që Europa e ka 210 këtë shifër. Suedia ka sot një incidencë të ngjashme me ne.’- tha mjeku Alimehmeti.

Mjeku thotë dhe tre arsyet se pse ka pak raste të rënda nga COVID në vend, ku sipas tij janë imuniteti natyror, pasi shumë qytetar e kanë kaluar virusin, imuniteti me anë të vaksinimit, si dhe stina e verës. Mjeku tha se tashme po kalojmë një valë të tretë të COVID dhe kjo është vala Delta.

‘Kjo është një valë e tretë, pas valës së vjeshtës dhe dimrit është vala Delta. Kjo është një valë e tretë dhe është varanti Delta me më pak raste të rënda. Duket qartë që edhe imuniteti i dhënë nga vaksinat mbrojnë shumë. Imuniteti natyror, imuniteti nga vaksina si dhe stina e verës bën që ne të kemi më pak raste dhe që janë me simptoma të lehta.’- tha mjeku Alimehmeti.

Mjeku tha se situata nuk është shqetësuese, pasi duhet të shihen rastet e rënda të shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 38 të shtruar, një shifër kjo e vogël krahasuar me numrin e qytetarëve të infektuar.

‘Ajo që ne duhet të shohim sot është se ne duhet të shohim rastet e renda, pra rastet në spital. Kemi 38 shtrime në spital që është një shifër shumë e vogël me këtë numër qytetarësh të infektuar. Nëse shifrat do të jenë të rëndësishme duhet të marrim parasysh që vdekshmëria është e ulët. ’- tha mjeku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?