Luçiano Boçi

Rritja e çmimit të naftës, Luçiano Boçi: Biznes i qeverisë, Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët

28 Gusht 2022, 16:28| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 16:36

  • Share

Deputeti i ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj rritjes së çmimeve të karburantit duke i cilësuar si një metodë e qeverisë për të vjedhur qytetarët. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Boçi ka sqaruar se këto çmime janë një zhvatje e qytetarëve dhe emigrantëve e gjitha ‘një skenar’ nga Rama, të cilin e konsideron si grabitqar për të rrjepur para.

‘ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.

Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.

Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.

Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.’- shkruan ai.

Lidhur me rritjen e çmimeve të karburantit një denoncim ka ardhur edhe nga Partia e Lirsë ka kërkuar shkrijen e Bordit të Transparencës me argumentin se po abuzojnë me çmimet që vendosin për hidrokarburet.

Kujtojmë se në vendimin e fundit Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës, duke nisur nga pasditja e djeshme, tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina u ul me 4 lekë dhe shkoi në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit u rrit me 1 lekë, duke u shitur 79 lekë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vaso Shaka: 29/08/2022 13:51

    O luçjano poçi shuar je bo më keq se Rexhep Bole Leka [ kepi ] po ngelët vetëm tu lef hum , hum e hani një top të madh tum. Po Edi Rama i ka ndryshuar fytyrën Shqipris ju partia wc pd e çpërfytyruat o Luçjano poçi skaduar o njeri i degjeneruar. E prandaj populli Shqiptar sju voton o Luçjano hajvon.

    Përgjigju
  • Joni: 28/08/2022 21:40

    E ka gjet buxhetin nen 0 rama dhe duhet ta falenderojm qe po ia del mbane e po ben plot projekte tmira per shqipnin tone tbukur

    Përgjigju
  • Flamuri: 28/08/2022 21:39

    Po ik mor idjot se le nam m keq se ai hajduti e ai spiuni likja

    Përgjigju
  • Bajram: 28/08/2022 20:26

    Po po si te thoji ju po se shikoni ca behet jasht more

    Përgjigju
  • Nardi: 28/08/2022 19:47

    Ti e ke gojen te lidhur drejt per drejt me zorren e trashe

    Përgjigju
  • Alban: 28/08/2022 19:46

    Nevojtorja foli , uau cfare zgjuarsie paraqyet luciano sa here flet edhe sifoni cuditet

    Përgjigju
  • Qerime: 28/08/2022 19:45

    Shifni veten pastaj flisni per ramen o te mjere se jeni katandisur shum rendshem medett per ju

    Përgjigju
  • Wendi: 28/08/2022 19:44

    Po ky mjeshtri nga cpyll ka dal ky shko re kthehu andej nga ke ardhur se sje per ktu ti

    Përgjigju
  • Frida: 28/08/2022 19:44

    Njerezit qe flasin palidhje mos i postoni fare se jan per t ardhur keq

    Përgjigju
  • Nesti: 28/08/2022 18:55

    Po aman ju rregulloni partine tuaj perpara se te mendoniper te rregulluar vendin

    Përgjigju
  • Fatma: 28/08/2022 18:55

    Aman kur flasin keta te pdse. Se po te ishin keta kushedi ku do kishim perfunduar

    Përgjigju
  • Elsa: 28/08/2022 18:41

    Vetem per te derdhyur vrer jeni turp tju vij ne kte kohe qe jemi ne krize qe dihet mur rritja cmimeve

    Përgjigju
  • Hera: 28/08/2022 18:39

    Ne kte krize qe jemi dhe nafta e larte I ritet mos flisni budalliqe

    Përgjigju
  • Fuat: 28/08/2022 18:38

    Shko gjyko njeher ate kryetatin tend ti pastaj hjd e fol per ramen

    Përgjigju
  • Rubi: 28/08/2022 18:37

    Flisi ju qe rropetet popullin me firma piramidale dhe e cuat vendin drejt shkatrrimit

    Përgjigju
  • kastriot: 28/08/2022 17:07

    ike ore plere vetem te flisni kote kudo shtrenjte jane karburantet a po e beni pere politike si gjithmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?