Rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Lezhë! Bashkia kundër vendimit, PD: Të merren masa

30 Mars, 10:54| Përditesimi: 30 Mars, 11:03

  • Share

Rritja çmimit të ujit të pijshëm në masën 12 % për familjaret në Bashkinë Lezhë u bë objekt diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, i kërkoi bashkisë që të marrë masa që rritja e tarifës së ujit të mos ndodhë, pasi vetë këshilli ka votuar kundër një vendimi të tillë në mbledhjen e muajit dhjetor të vitit që lamë pas.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku tha se kjo njësi vendore ka qenë kundër rritjes së tarifës së ujit të pijshëm për familjaret, por vendimi është marrë nga Enti Rregullator i ujit, organ i cili nuk varet nga bashkia. Në këto kushte bashkia do të ushtroje të gjitha kompetencat e saj për ta ndaluar diçka të tillë, tha Frroku.

Nga data 5 prill i këtij viti, tre bashkitë që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Një vendim i fundit i Entit Rregullator ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 nga 58 lekë/m3 që ishte më parë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?