Rritja e çmimit të naftës e benzinës, Basha: Qeveria të ndërhyjë menjëherë, të heqë taksën ‘Rama’ për karburantin

5 Mars 2022, 16:47| Përditesimi: 5 Mars 2022, 18:01

  • Share

TIRANË- Nisur nga rritja e çmimit të karburantit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimeve. Përmes një videomesazhi pranë një pike karburanti, Basha i kërkoi qeverisë të heqë taksën e qarkullimit ‘Rama’ nga karburantet, si edhe të marrë masa për të stabilizuar çmimin. Sipas tij, është detyrë e qeverisë që t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në këto ditë të vështira.

“Siç e shikoni çmimi i naftës ka arritur në 230 lekë të reja për litër, 2 mijë e 300 lekë për litër. I bëj një thirrje të përsëritur qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe duke marrë masa të tjera shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët.

Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në këto kohë të vështira  dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksën që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin, të paguani më pak për mallrat e tjera dhe shërbimet e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt dhe rritet nga çmimi i karburantit. Ndaj e përsëris thirrjen që qeveria t'ju vijë në ndihmë njerëzve duke bërë të mundur që çmimi i karburantit të mbahet nën kontroll përmes uljes së taksave që ndikojnë tek çmimet”, tha Basha.

Vendi ynë po përballet me një rritje të shfrenuar të çmimit të karburanteve. Ditë pas dite çmimet po pësojnë ndryshime. Këtë të shtunë shoferët në pikat e karburanteve janë përballur me çmime më të larta, ku vetëm një litër naftë tregtohet me 230- 240 lekë për litër. Më datë 29 shkurt nafta kushtonte 190 lekë për litër 5 ditë më pas, sot një litër naftë në Tiranë kushton 230 lekë, 40 më shumë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lul bytha: 06/03/2022 10:04

    Ik fillo pune te teatri qe do boj shoku jot se per politike je vk komplet sbo i lek,, te teatri turbines co gazin griden e salianjin

    Përgjigju
  • Populli: 06/03/2022 09:14

    Populli do vazhdoje te haj prasin ne heshtje se esht mesuar. Rrisni cmimet sa te doni, pa buke do mbetet se esht popull i rrahur sistematikisht dhe e ka mendjen te daullet. Ka sharlatan ne pozite dhe opozite qe i kan mbyllyr ne kte cmendine.

    Përgjigju
  • koli: 05/03/2022 23:56

    Per kete ke te drejte o mazllum...po edi rama eshte i pashpirt si putini...populli do ngrihet dhe do largoje kete putinist....

    Përgjigju
    • Sa gjynah: 06/03/2022 09:43

      Eh sa analfabet mban kjo toke

  • Kistra: 05/03/2022 21:22

    Edhe Klodiana Lala ben thirrje te na zgjohet e te na ngrihet. Por ke pare ti qe nuk ndjehet fare, po hiq fare!

    Përgjigju
  • Turi: 05/03/2022 18:06

    Shteti jone shume mire ben qe te mos i ule taksat perkundrazi ti ngreje sa me shume perderisa ka gjetur dele qe ulin koken ne fund tjua fut dhe ndonje rrip nga mbrapa se asnje nuk ngrihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?