Ervin Salianji

Politikë

Rritja e çmimit të energjisë, Salianji: Plani me 7 pika, zgjidhja e duhur që qytetarët të përballojnë jetesën! Protesta? S'përjashtojmë asgjë! Nuk mohon përplasjet me Spahon

4 Tetor 2021, 17:15| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 17:19

  • Share

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga Korça tha se plani me 7 pika i paraqitur nga PD, është zgjidhja e duhur që qytetarët të mund të përballojnë jetesën, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike.

"Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve shumë qytetarë siç kemi treguar familjet e tyre janë pa energji ju është prerë për shkak të mospagimit të faturave pavarësisht se kanë vetëm dy llamba dhe asnjë pajisje tjetër ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence. Plani prej 7 pikash që ka përgatitur partia demokratike dhe kryetari i saj ne mendojmë që është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve shqiptarë", tha Salianji.

Nga Korça, Salianji u shpreh se PD do të ndërmarrë çdo lloj forme reagimi, duke mos përjashtuar as protestat.

"Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë", u shpreh ai.

Në lidhje me publikimin e lajmeve për një përplasje me deputetin Edmond Spaho, Salianji nuk e mohoi, por u shmang duke thënë se në këto momente, fokusi duhet të jetë te qytetarët.

"Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin pa diskutim që në këto momente s'është në interesin e publikut. Ata që s kanë para për të paguar faturat apo për të siguruar vaktet e fëmijëve nuk kanë këtë në fokus", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të energjisë, Basha mbledh deputetët: Nxisni dhe organizoni të gjitha format e rezistencës


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?