Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, fermerët: E mbjellim tokën me para borxh

13 Prill 2022, 18:40| Përditesimi: 13 Prill 2022, 18:45

  • Share

Rritja e çmimeve për pesticidet, farërat dhe karburantin ka vënë në vështirësi fermerët e Zadrimës. Ata shprehen se po mbjellin tokat me jonxhë për bagëtinë, duke shmangur kulturat bujqësore që kanë kosto më të lartë. Disa prej tyre thanë se janë detyruar të marrim para borxh për të punuar token.

"Më keq s'ka ku shkon! Kam mbjell 10 dynym jonxhë duke u marr borxh shokëve", tha një fermer.

Shtrenjtë superfosfati, ureja. Plehrat kimikë janë trefishuar. Një thes 50 kg me ure nga 21 mijë lek ka shkuar deri në 67 mijë lek. Rrezikojnë të mbeten tokat djerr me këto çmime, përfshirë naftën", u shpreh një tjetër. 

Sipas të dhënave zyrtare 18,496 hektarë është sipërfaqja e tokës bujqësore në Lezhë. Në vështirësi janë dhe fermerët e Jagodinës në Elbasan, të cilët kultivojnë perime në sera.

"Ndihmë nga shteti asnjëherë s'kam marrë. 9 milionë plastmasi i serës më ka kushtuar. Plugimi nga 10 mijë lek ka shkuar në 22 mijë lek. S'kam leverdi fare, por çfarë të bëj. 1 milionë lek kam nxjerr për 4 muaj punë në sere", tha një fermer.

Nëse nuk do të ketë subvencione, fermerët thanë se janë të detyruar të ulin sipërfaqen e të mbjellave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?