Rritja e çmimeve të karburantit, Meta: Po të hiqej taksa e qarkullimit siç propozon Partia e Lirisë, nafta do ishte 370 lekë më lirë

7 Shtator 2022, 19:41| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 20:10

  • Share

 

Në një takim me strukturat në kombinat Kreu i Partisë së lirisë, Ilir meta ka komentuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Meta thotë se Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe nëse qeveria do e bënte, sipas tij nafta do shitej 370 lekë më lirë.

“Firmosin këta për ata duke u falsifikuar firmat dhe duke xhiruar miliona euro. E dimë që Ukraina është në luftë, por pasojat ekonomike sociale janë më të rënda këtu se te ata. Përfshirë këtu edhe çmimin e karburantit që është një ndër më të shtrenjtit në botë. Prandaj Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit.

Çmimi do të binte me rreth 370 lekë të vjetra. Por qeveria kërkon të mbushë arkën dhe të zbrazë xhepat e qytetarëve , për të financuar koncesionet, inceneratorët dhe tenderët. Ne jemi për një lek më pak në buxhetin e shtetit dhe një lek më shumë në xhepin e qytetarit. Sepse qytetari e investon më mirë përballë një qeverie që ka dalë totalisht nga sistemi i llogaridhënies”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Ndërrimi i drejtorit të Policisë, Meta: Asnjë ndikim në situatën e kriminalitetit! Rama i dashuruar me kriminelët, bandat mbrohen nga qeveria


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?