Thanasi dhe Mira nga shtëpia në Medrese, deri tek Pazari i Ri vijnë në këmbë. Fillimisht do të pushojnë duke pirë një kafe, më pas do të futen në treg për të parë e blerë ato produkte që kanë menduar më parë.
Thanas Kulo ish-shef i Kardiologjisë në Spitalin Ushtarak së bashku me bashkëshorten Mirën, prej 40 vitesh farmaciste, i takuam kur do të uleshin në bar kafe. Rritja e çmimeve në treg është biseda e që ata nisën rrugës dhe po e vazhdojnë këtu në tavolinë
“Rritja e çmimeve është reale.”
Thanas dhe Mira sigurisht nuk janë pjesë e skemës së rezistencës sociale. Të dy gëzojnë pension të kënaqshëm. Por abuzimet me çmimet i ka shqetësuar
“Vajta në një dyqan e bleva vajin me 360 lekë, mora 2 kg. Thashë 720 lekë vetëm vaji. Kur vajta nè një supermarket e gjeta me 140 lekë vetëm se ishte 900 gram dhe e mora dhe aty. Unë marr bukë thekri zakonisht e blija 100 lekë, tani ka vajtur 130 lekë.”
Pensionistë intelektualë shpesh kanë dalë nga tregu pa blerë sipas nevojave të tyre. Shitësit u kanë vënë kushte abuzive, duke mos u shitur aq sa atë kërkojnë.
“Nëqoftëse ti i kërkon një sasi psh. nën 1 kg, ai refuzon dhe të të shërbejë. Kjo është e papranueshme.”- tha Thanas Kulo, pensionist.
“Kur shkoj psh të marr gjysëm kg limona ose diçka tjetër, jo të thotë shitësja nuk t’i jap. Ti mos më detyro mua sa të marr, ne dy veta jemi. Pse duhet të blej me kile?”- tha Mira.
Duke i ardhur rreth e rrotull tezgave të tregut për të kontrolluar çmimet paraprakisht, Thanasi thotë se leku do bari’
“Nuk kemi shumë të betohem, por jemi njerëz racional.”-tha Thanasi.
“Bleva 2 banane, 1 kg qepë, 1 kg mollë dhe patate. Kushtuan 420 lekë. Më parë psh mund të kushtonin të njëjtat produkte 300 lekë”, shtoi bashkëshortja.
Në mbrëmje burrë e grua do të kenë shpenzime të tjera, por ata kanë mësuar se për çdo gjë duhet të përdorin laps dhe një letër. Kështu do të shpëtonin nga teprimet, apo shpenzimet jo të duhura.
Nuk pranokan te te shesin po nuk bleve 1 kg?! Ketej nga ne /konsumatori ka gjithemone te drejte/,andej nga ju qenka /shitesi ka gjithemone te drejte/!Prandaj u kalbet malli pa u shitur tregetareve atje.
Përgjigju