Rritja e çmimeve, gruri mbetet pa plehëruar në Selenicë, fermerët: S'na del as për vete, nuk e përballojmë dot

5 Maj 2022, 22:00| Përditesimi: 6 Maj 2022, 10:40

  • Share

VLORË- Tokat i kanë mbjell me grurë por nuk presin prodhim të mbarë.

Fermerët e Selenicës thonë se trefishimi i çmimit të plehrave kimikë mbetet problemi më i madh për bujqësinë ndaj kërkojnë që autoritet të ushtrojnë kontrolle në tregje.

"Nuk e përballojmë dot! Ka shkuar çmimi i DAP 120 mijë lek/ kuintal, ureja 130 mijë,  nitrati 110 mijë. E kisha për ti hedhur grurit 10 kg/dynym dhe i hodha 5 kg për dynym sa për të nxjerr borxhet, por prodhimin nuk e merr", tha një fermer.

Për banorët që kanë mbetur në Selenicë, punimi i tokës dhe shitja e atyre pak produkteve është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën.

"Ne s'na del për vete jo për të shitur, plehrat duhet të ishim me çmim minimal për të mbështetur bujqësinë", tha një tjetër fermer.

Në këtë bashki me afro 15 mije banorë, ku 80 për qind e popullsisë jeton në fshat, mundësitë e punësimit janë të pakta, ndërsa rinia është larguar jashtë vendit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?