Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Bordet janë element populist! Duhen mbështetur fermerët dhe shtresat në nevojë

23 Qershor 2022, 13:54| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 21:56

  • Share

Çmimet e larta në vend janë kthyer në një nga temat më të rëndësishme të diskutimit. Për ekspertin e ekonomisë Azmi Stringa kjo rritje do të vazhdojë edhe në vitet që do të vijnë pasi do të ndikojë dhe lufta në Ukrainë.

I ftuar në Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” ai u shpreh se çmimi i lartë i naftës nuk vjen nga kriza por nga struktura që ne kemi pasi ne kemi dhe taksa të tjera tek çmimi i naftë që ndikojnë në këtë rritje.

“Çmimi i lartë i naftës nuk vjen nga kriza por nga struktura që ne kemi pasi ne kemi dhe taksa të tjera tek çmimi i naftës. Qeveria ka bërë më shumë lek nga rritja e çmimit të naftë ngaqë taksat janë më të larta mbi çmimin.  Nëse do ulën taksat e naftës ose të hiqen kjo nuk do të reflektojë tek xhepi i qytetarëve. Nëse ulim çmimin nga kjo përfitojnë dhe ata që dalin xhiro në bllok prandaj duhen mbështetur shtresat në nevojë dhe biznesi prodhues”, tha ai.

Në lidhje me bordet e transparencës Stringa u shpreh se këto janë mekanizma populist. Videot kur kryeministri rreshton tregtarët e naftë dhe biznesmenët kjo nuk është afër perëndimit.

“Bordet janë element populist.  Legjitimojnë mbajtjen e një çmimi të lartë, në kushtet e një mungese transparente kjo mund të qojë në abuzime. Videot kur kryeministri rreshton tregtarët e naftë dhe biznesmenët kjo nuk është afër perëndimit, këtë e sheh në Rusi vetëm Putin e bën, fatkeqësisht këto janë praktika ku shteti nuk funksion”, tha eksperti.

Në lidhje me paketën e parë të rezistencës sociale dhe të dytën që pritet të miratohet në ditët në vijim Stringa u shpreh se duhen mbështetur më shumë të varfrit dhe pensionistët. Paketa e parë e rezistencës sociale nuk ishte e mjaftueshme.

“Kjo paketë ishte e pamjaftueshme. Disa ndryshime që u bënë ishin parashikuar më parë në buxhet dhe vetëm u bënë më përpara, paketa e fermerëve është pak problematike. Njerëzit e varfër dhe pensionistët goditen gjithmonë e më shumë. Qeveria është duke mbledhur më shumë të ardhura dhe duhet ti përdorë këto për shtresat në nevojë”, tha ai.

Në lidhje me ndihmën për fermerët ai u shpreh se në paketën e dytë duhet bërë më shumë për ta pasi përbëjnë 20% të GDP dhe sipas instatit fermerët përbëjnë 40% të forcës së punës në vend.

"Duhet mbështetur sektori bujqësisë që është shumë i rëndësishëm por ne po dhe sektori më i goditur. Rimbursimi i naftë së fermerëve ishte parashikuar më parë si rritje. Fermerët janë 20% e GDP dhe sipas instatit janë 40% e fuqisë aktive punëtore, ky sektor është një sektor që na ka mbajtur gjallë dhe në kohën e pandemisë prandaj duhet mbështetur”, tha Stringa.

Qeveria po përgatit një paketë të re për të mbështetur bizneset e vogla e cila do të jetë në fuqi deri në fund të vitit.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?