Foto ilustruese

Rritet varësia e të miturve ndaj teknologjisë, në Itali 78% e fëmijëve përdorin internetin çdo ditë! Në rrezik edhe grupmoshat 6-10 vjeç

15 Nëntor 2023, 21:09| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 21:12

  • Share

"Kohët dixhitale", botuar nga Save the Children , tregojnë se në Itali 78.3% e fëmijëve nga 11 deri në 13 vjeç përdorin internetin çdo ditë dhe kjo bëhet kryesisht nëpërmjet smartphone. Për më tepër, që nga pandemia, mosha e atyre që kalojnë kohë me telefonin në dorë ka rënë: 30.2% e fëmijëve italianë nga 6 deri në 10 vjeç përdorin celularin çdo ditë.

Mosha në të cilën dikush zotëron ose përdor një smartphone në Itali është gjithnjë e më e ulët, me një rritje të konsiderueshme të fëmijëve midis 6 dhe 10 vjeç që përdorin telefonin e tyre celular çdo ditë.

Pothuajse 18% e fëmijëve midis njëmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë muajsh, janë të ekspozuar ndaj ekraneve për një orë ose më shumë në ditë.

Koha e kaluar në internet po rritet gjithashtu tek adoleshentët. Në fillim të vitit 2023 pothuajse gjysma e 11-19 vjeçarëve të intervistuar me rastin e Ditës më të Sigurt të Internetit deklaruan se shpenzonin më shumë se 5 orë në ditë në internet dhe 37% kontrollojnë smartfonin e tyre më shumë se dhjetë herë në ditë.

Megjithëse ligji parashikon që një përdorues mund të ketë akses në rrjetet sociale vetëm pasi të mbushë 13 vjeç, realiteti tregon një prani masive të paraadoleshentëve që kanë hapur një profil që tregon një moshë më të madhe ose kanë përdorur atë të një të rrituri.

Kështu fëmijët dhe adoleshentët përdorin platforma, teknologji, softuer, algoritme që nuk janë krijuar për ta, duke përballuar rreziqe të shumta. Për më tepër, ngacmimi kibernetik është në rritje midis moshës 11 dhe 13 vjeç

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?