Rritet psikoza e koronavirusit në Gjermani, zbrazen supermarketet. 47 viktima të tjera në Kinë. Koreja e Jugut, epiqendra e re e epidemisë

29 Shkurt 2020, 08:45| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 08:46

  • Share

Kina prej ditësh ka hyrë në fazën e zbehjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve nga Covid-19 ndërsa Europa po përjeton ritmet e larta të përhapjes së infeksionit dhe zmadhim të hartës së epidemisë ku nuk është kursyer as veriu i kontinetit teksa janë regjistruar rastet e para në Hollandë. 

Numrat rrokullisen me shpejtësi ndërsa ēshtë rritur ndjenja e psikozēs.

Gjermania sot ishte pasqyrë e tre ditëve tē para nē Itali. Ndërsa brenda 24 orëve numri i tē infektuave ështē dyfishuar duke shkuar në rreth 65, ka nisur tē zbrazen supermarketet, nëpër farmaci mungojnë maskat kurse mijëra persona janē vetëkarantinuar.

Koronavirusi vrau 47 njerëz të tjerë dje në Kinë duke e rritur numrin e viktimave në 2924 kurse numri i të infektuarve të rinj ishte 427 për një total prej 80 000 personash.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se vdekjet në pjesën tjetër të botës tani i kanë tejkaluar ato kineze.

594 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Korenë e Jugut teksa numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 2.931.

Në SHBA janë identifikuar dy raste të tjera të koronavirusit me origjinë të panjohur, në Kaliforni dhe Oregon. Totali i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është 65.

Por shifra më alarmante e orëve të fundit vjen nga Irani, ku edhe pse me rezerva ka të paktën 230 të vdekur.


Lajmi kryesor:

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA/ Italia masa kufizuese edhe këtë javë, shkollat të përfshira. Paniku, zbrazen supermarketet në Gjermani


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?