Perimet në sera/ Kastravecët e Patosit eksportohen ne Gjermani! Fermeri: Kam rritur prodhimin, por s'ka punëtorë

30 Tetor 2023, 16:15| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 16:33

  • Share

Për një javë pritet të nisë vjelja e kastravecëve në serat e Zharrëz në Patos. Një ndër prodhuesit më të mëdhenj të kësaj zone është Roland Xhepaj.

Fermeri thotë se ka shtuar sipërfaqen e mbjellë me kastravec gjatë 3 viteve të fundit pasi tregun e ka të siguruar. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport. Po kështu një sipërfaqe të konsiderueshme e ka kultivuar me luleshtrydhe.

“Ky është viti i tretë i prodhimit te kastravecit në sera. Duke pare leverdinë e këtyre perimeve kam mbjellë 8 dynym në total,  ku 6 prej tyre i kam përfituar  me skemat mbështetëse të AZHBR dhe IPA (fonde të Bashkimit Europian). Kastravecat rriten pa pesticide dhe tregun e kemi të sigurt. Unë e dorëzoj tek grumbulluesit dhe ata e çojnë për eksport, kryesisht në Gjermani”. – tha Xhepaj.

Problemi kryesor për këtë fermer dhe shumë të tjerë në Patos është mungesa e krahut të punës.

“Punëtorë nuk ka sepse puna në bujqësi është sezonale. I kemi rritur rrogat nga 1000 lekë në ditë ka vajtur në  1700 leke në ditë,, por sërish nuk ka punëtorë. Gratë punojnë kryesisht nëpër fasoneri, ndërsa burrat kanë emigruar”.- tha Xhepaj.

Nga të dhënat zyrtare mësojnë se në gjithë Bashkinë e Patosit sipërfaqja me sera shkon në 210 hektarë, ku 145 ha janë mbjelle me perime dhe 65 hektare me luleshtrydhe dhe manaferra.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kastravec: 30/10/2023 17:25

    Me çfarë puntorë e ke rrit prodhimin ti kur s'ke puntorë? Apo fol kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?