Rritet papunësia dhe varfëria në qarkun e Korçës! Zyra e punësimit regjistron 5530 punëkërkues

2 Janar, 16:03| Përditesimi: 3 Janar, 10:21

  • Share

Në 6 bashkitë e qarkut të Korçës evidentohen shifra të larta të personave të papunë dhe familjeve me ndihmë ekonomike. Vetëm muajin e fundit sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Punësimit, në nivel qarku janë regjistruar 5530 punëkërkues.

Bashkia e Pogradecit mban numrin më të lartë të të papunëve, edhe pse një qytet turistik me potencial të madh zhvillimi.

Më pas renditet bashkia e Devollit, nëse krahasojmë numrin e të papunëve në propocion me popullsinë.

Shkak i nivelit të lartë të papunësisë janë vendet e kufizuara të punës në sektorin privat dhe publik dhe pagat e ulëta, të cilat kanë sjellë emigrimin e të rinjve. 

Për shkak të papunësisë në rritje, sot në qarkun e Korccës kemi me mijëra familje të varfëra. Sipas të dhënave zyrtare, në Pogradec 4500 trajtohen me ndihmë ekonomike, në Maliq 2376 familje dhe në Devoll 1147 familje me ndihmë ekonomike.

BASHKIA  PUNËKËRKUES

Pogradec               1953 

Korce                     1284 

Devoll                   1060

Kolonje                   772 

Maliq                       247 

Pustec                        3  

BASHKIA                 FAMILJE ME NDIHMË EKONOMIKE

Pogradec                                  4500

Maliq                                       2376 

Devoll                                      1147

Korça                                         800

Kolonjë                                      260

Pustec                                          62 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?