Ekonomi

Rritet me 13 mijë e 500 lekë paga bazë e efektivëve të burgjeve! Drejtori i Burgjeve: Përfitojnë 3560 punonjës

23 Shtator 2022, 12:51| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 14:45

  • Share

Paga bazë e efektivëve të burgjeve rritet me 13 mijë e 500 lekë. Këtë bëri me dije Drejtori përgjithshëm i Burgjeve duke thënë se nga kjo rritje page përfitojnë 3560 punonjës të policisë së burgjeve. I pranishëm në takimin në IEVP Fier ishte dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në fokus të takimit ishin rritja e pagave dhe uniformat e reja. Manja tha se nga 1 shtatori, pagat e policisë së burgjeve janë të barazuara me ato të policisë së Shtetit. Manja kërkoi ndjesë për vonesën në rritjen e pagës që duhet të niste prej 1 korrikut me efekt në gusht, por u shty me 1 muaj.

"Gra e burra, vajza e djem, që kanë një detyrë të vështirë, stresuese, të rrezikshme në shumicën e rasteve, ndaj pa hezitim e them se vendimi që e shpalosi fillimisht kryeministri javën e kaluar, është nga më të mirët që kemi marrë në këto vitet e fundit, për këtë institucion. Është një tregues i qartë, se edhe në kohë krize, dhe Shqipëria ashtu si gjithë bota po përballet me krizat prej mëse dy vjetësh (madje ne prej 3 vitesh megjithë tërmetin) qeveria jonë nuk harron askënd, nuk lë pa kujdes e pa trajtim asnjë kategori.

Arsyeja e takimit në IEVP e Fierit ishte prezantimi i disa punëve të mira dhe i disa reformave që ka disa muaj që kemi ndërmarrë si Ministri e Drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve në të gjitha IEVP e vendit. Sot prezantuam refomrat që i kishim premtuar që në korrik, uniformat e reja për punonjësit dhe pagat e reja për policinë e burgjeve dhe stafet e policisë së burgjeve që tashmë janë realitet dhe kanë nisur efektet financiare që nga 1 shtatori i këtij viti", tha Manja.

Duke nisur nga grada aspirant, tashmë niveli i pagës

  • nga 40.000 lekë shkon në 53.500 lekë. (Rritje 13.500 lekë)
  • Niveli nën/inspektor: nga 45.500 lekë shkon në 55.640 lekë
  • Niveli inspektor: nga 50.000 lekë në 58.000 lekë
  • Niveli kryeinspektor: nga 55.000 lekë në 64.000 lekë
  • Niveli nën/komisar: nga 65.500 lekë në 70.085 lekë
  • Niveli komisar: nga 72.000 lekë në 77.040 lekë
  • Niveli kryemomisar: nga 95.000 lekë në 101.650 lekë
  • Niveli Drejtues Burgu: Nga 106.700 lekë në 123.050 lekë
  • Niveli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Nga 115.000 lekë në 133.760 lekë.

Ora 13:18
Ndryshimet në Reformën në Drejtësi do t'i japin të drejtë rikandidimi në krye të SPAK Arben Krajës? Ministri i Drejtësisë nuk jep përgjigje

Nga IVEP Fier, i pyetur nëse ndryshimet në Reformën në Drejtësi do të marrin në konsideratë kërkesën e Arben Krajës drejtuar Kuvendit në prill të vitit 2021 për t'i dhënë të drejtën e rikandidimit në krye të SPAK, Manja nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

"Më lejoni të jem i qartë, reforma në drejtësi është një reformë e konceptuar tërësisht në parlamerntin e Shqipërisë. Ministri i Drejtësisë sot në raport me çështjet e drejtësisë ka funskione të monitorimit të sistemit dhe jam aty të ndihmoj sistemin te funksionojë në mënyrë të pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjit duke e buxhetuar këtë strukturë sipas kërkesave që ajo ka", tha Manja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?