Foto ilustruese

Rritet numri i viktimave në Greqi, 116 të vdekur dhe 4,943 të infektuar në 24 orët e fundit! Nga sot, teste falas për të gjithë qytetarët

6 Dhjetor 2021, 16:48| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 16:53

  • Share

Greqia ka shënuar rekord viktimash në këtë valë të re pandemie. Mësohet se 116 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Sipas raportimeve, 95,4 për qind e viktimave kanë pasur sëmundje shoqëruese. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 18,716 të vdekur.

Sakaq, 4,943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 971,148 që prej fillimit të pandemisë.

Nga sot Greqia ofron teste falas për Covid-19, për të gjithë qytetarët grek. Testet falas do të jenë në disponim për të gjithë në farmacitë e vendit.

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë dy teste falas, në mënyrë që njërin ta kryejë para festave, ndërsa tjetrin pasi të kthehen në shkollë e punë pas pushimeve.

Qëllimi është të identifikohet çdo i infektuar asimptomatik dhe të ndalet transmetimi por edhe të garantohen pushime sa më të sigurta për të gjithë.

Greqia ka konfirmuar deri më sot 3 raste të variantit të ri 'Omicron', i cili po shqetëson mbarë botën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?