Rritet numri i rasteve të reja me COVID, sot 1533 të infektuar dhe 7 viktima

1 Shkurt 2022, 18:38| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 22:13

  • Share

TIRANË- Janë rritur sërish infektimet e reja nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit ku raportohet se janë regjistruar 1,533 raste pozitive me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 5,404 testime kane rezultuar pozitiv vetëm në Tiranë 598 qytetarë.

Kanë humbur jetën 7 pacientë për shkak të komplikacioneve të sëmundjes, të moshave nga 64-85 vjeç. Në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Ka pësuar rënie edhe numri i rastëve aktive, dhe aktualisht në të gjithë vendin janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19. 

Statistika (01 Shkurt  2022)
Raste të reja ditore         1,533
Të shëruar në 24 orë      2,215
Të shtruar në spitale       134
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 5,404
 
Testime totale              1,671,351
Raste pozitive                 260,076
Raste të shëruara           238,655
Raste Aktive                      18,068
Humbje jete                        3,353
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            8,041
Shkodër         1,617
Fier                 1,712
Vlorë              1,316
Elbasan          1,140
Gjirokastër      1020
Berat                 755
Korçë                714
Lezhë                699
Durrës              597
Kukës                309
Dibër                 148

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?