Foto ilustruese

Kronikë

Rritet numri i rasteve  të reja me COVID në vend, 99 persona të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë viktimë

4 Gusht 2021, 17:44| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 17:56

  • Share

Është rritur numri i rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit raportohet për 99 persona të infektuar. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavajë, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i personave të infektuar me COVID janë 133,310, ku raste aktive janë 539. Fatkeqësisht, 2,457 persona kanë humbur jetën.

Në vendin tonë është konfirmuar prania e variantit Delta, që sipas ekspertëve është më infektues, dhe për pasojë mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve me COVID.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen, ndërsa muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi për qytetarët +18 vjeç.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         99

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,599

 

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara         130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7

Komento

Komente

  • Pacienti: 04/08/2021 20:56

    Infektimet po vijne nga te vaksinuarit zonja ministre aq e paafte jeni sa nuk po e kuptoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?