Foto ilustruese

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 467 raste dhe 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

1 Mars 2021, 15:09| Përditesimi: 1 Mars 2021, 15:12

  • Share

KOSOVË- Shifrat e infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë nuk ndalen! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 467 persona dhe janë raportuar 9 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi dje u regjistruan 453 raste pozitivive. Ndërsa për sa i përket viktimave numri është dyfishuar, pasi dje humbën jetën si pasojë e COVID-19 4 persona.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 214, gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.

Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 69.697, ndërkohë që ai i viktimave është 1.608 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?