Foto ilustruese

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19/ 372 raste të reja pozitive dhe 6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

12 Shkurt 2021, 15:28| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:30

  • Share

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 372 persona dhe janë raportuar 6 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është rritur, pasi ditën e djeshme kanë rezultuar 344 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 2 persona si pasojë e virusit.

Numri i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, është 333 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërkohë që ai i viktimave është në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Ditën e djeshme qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend është vendosur që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?