Rritet numri i bizneseve të huaja në vend në 2019, stoku investimeve arriti në 8.1 mld euro

27 Dhjetor 2020, 12:42| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 12:45

  • Share

Në vitin 2019 në vendin tonë kanë operuar 6.443 ndërmarrje të huaja duke pësuar një rritje me 184 ndërmarrje më shumë se në vitin 2018. Sipas të dhënave të INSTAT këto biznese që zotërohen nga shtetas të huaj, por edhe me bashkëpronar shqiptar janë të fokusuar më së shumti në sektorin e shërbimeve, në tregti dhe në industri.

Rritja e numri i bizneseve të huaja dhe atyre në bashkëpronësi me shtetas shqiptar ka shtuar edhe niveli i investimeve, me 26,2 % në 2019, krahasuar me 2017.

Ndërkohë në vlerë monetare peshën më të madhe stokut të investimeve e zë Zvicra me 1.4 miliardë euro, Holanda 1.2 miliardë euro, Kanadaja 1.1 miliardë euro dhe Italia me 764.8 milionë euro. Në total stoku i investimeve arriti në 8.1 mld euro.

Këto biznese të vendosura në territorin shqiptar kanë 16.1% e të punësuarve në total, ku 85.1% e bizneseve punësonin 1-9 persona dhe 1.2% e tyre kishin punësuar +250 persona.

Ndërsa shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 20,5 % të shitjeve neto të ndërmarrjeve gjithsej në vitin 2019, ndërsa gjatë 2018 dhe 2017 ky tregues ishte 25,8 % dhe 30,3%.

Raporti i INSTAT tregon se mbi 50% e totalit të eksporteve të kryera gjatë 2017-2019 janë realizuar nga këto biznese, dhe 27 % e totalit të importeve të mallrave.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?